Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, e ka quajtur shumë të vështirë jetën brenda burgut La Santé, ku po vuajti dënimin prej pesë vitesh për skandalin e financimit të fushatës së tij të vitit 2007 nga Gadafi.
Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit të Parisit, ai theksoi: “Kurrë nuk më ka shkuar në mendje ideja e çmendur të kërkoja ndihmën e Gadafit. Kurrë nuk do të pranoj diçka që nuk e kam bërë.”
Sarkozy e përshkroi eksperiencën e tij si “shumë të vështirë”, duke shtuar se kurrë nuk e kishte imagjinuar që do të përfundonte në burg. Bashkëshortja e tij, Carla Bruni, ishte e pranishme në sallën e gjyqit për ta mbështetur, ndërsa pritet që vendimi për lirimin e tij me kusht të shpallet pasdite.
Prokuroria duket se është më e favorshme ndaj mundësisë për lirimin e tij nga burgu me masa mbikëqyrjeje, ndërsa apeli për dënimin do të zhvillohet më vonë, ndoshta në pranverën e vitit 2026.









