-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria synon “Play Off”-in, nis grumbullimi për dy ndeshjet vendimtare

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Kupën e Botës: më 13 nëntor ndaj Andorrës dhe më 16 nëntor ndaj Anglisë në “Air Albania”. Një fitore në Andorra, e kombinuar me humbjen e Serbisë ndaj Anglisë, do ta kualifikonte Shqipërinë matematikisht për “Play Off”-in, ku skuadra do të ketë dy finale përpara se të shkojë në SHBA.

Pasditen e djeshme, futbollistët që kishin përfunduar angazhimet me klubet e tyre udhëtuan për në Barcelonë, ku do të grumbullohet ekipi nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Përveç Kumbullës, pjesa tjetër e skuadrës ishte e kompletuar dhe të gjithë lojtarët do të jenë në dispozicion për ndeshjen ndaj Andorrës.

Kombëtarja do të qëndrojë në Barcelonë dhe një ditë para ndeshjes do të udhëtojë për në Andorrë për stërvitjen e fundit dhe konferencën për shtyp. Pas ndeshjes, ekipi do të kthehet në Tiranë për të përgatitur takimin ndaj Anglisë.

Lista e grumbulluar për këto dy ndeshje përbëhet nga 25 lojtarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit