Sot në orën 14:00 Sekretariati i Etikës do të marrë vendim mbi kërkesën për përjashtimin deri në 60 ditë të kreut të PD-së, Sali Berisha, nga Kuvendi.
Kërkesa u dorëzua nga 12 deputetë socialistë pas deklaratave me nota ofenduese të Berishës ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato.
Deklarata është dënuar edhe nga zyrtarë të lartë të BE dhe kryeministri Edi Rama.
Berisha ka reaguar duke organizuar një çadër para Kryeministrisë, ndërkohë që Sekretariati do shqyrtojë edhe një kërkesë tjetër për përjashtimin e Taulant Ballës, por kjo pritet të rrëzohet për shkak të shumicës socialiste në komision.








