-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Konjufca ka edhe pak ditë afat, po pres!

Kryesoret

Presidentja Vjosa Osmani deklaroi sot për mediat se “nuk mund ta paragjykojë” nëse Glauk Konjufca, të cilin ajo e mandatoi për krijimin e qeverisë së re, do të arrijë ta bëjë këtë. Ajo tha se ka “akoma afat”.

“Siç e dini, i mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues dhe do të varet nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe nga Kryesia e Kuvendit se kur do të ftohet seanca”, tha ajo.

Osmani u shpreh se shpreson që seanca për zgjedhjen e qeverisë të thirret sa më shpejt.

“Siç e dini seanca duhet të thirret brenda afatit kushtetues. Pra, kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresoj që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance. Mirëpo unë nuk mund ta paragjykoj”, tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit