-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria propozon që Kurti të dëshmojë për skandalin e rezervës shtetërore

Kryesoret

Prokurorët specialë Valdet Gashi dhe Milot Krasniqi i kanë propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të dëgjohet si dëshmitar në shqyrtim gjyqësor lidhur me rastin e “Rezervave shtetërore”.

Kurti kishte refuzuar të përgjigjej ftesave të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, megjithëse ishte i përfshirë për shkak të nënshkrimit të vendimeve për ndarjen e mjeteve buxhetore për blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit, si dhe për përjashtimin nga procedura e prokurimit publik.

Për mospjesëmarrje në prokurori, gjykata kishte shqiptuar edhe gjobë, e cila më pas u refuzua nga ankesa e tij.

Aktakuzat për rastin “Rezervat shtetërore” janë ngritur ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Rozeta Hajdari, ish-zëvendëssekretarit të MINT, Irfan Lipovica, dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara, si dhe ndaj afaristit Ridvan Muharremi.

Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe zbulim të fshehtësisë shtetërore, duke shkaktuar dëme ndaj buxhetit të shtetit prej 2.9 milionë eurosh.

Hajdari ka reaguar duke theksuar se ndihet krenare për punën e saj gjatë periudhës së vështirë, duke siguruar rezervat shtetërore të mallrave esenciale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit