-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagimi i Rozeta Hajdarit pas aktakuzës së Prokurorisë: Procesi ishte i rëndësishëm për vendin

Kryesoret

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë të këtij dikasteri.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, çështja lidhet me dyshime për keqpërdorim në procesin e menaxhimit të rezervave shtetërore.

Pas këtij zhvillimi, ministrja Hajdari reagoi përmes rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se është informuar nga avokati i saj për dorëzimin e aktakuzës dhe se do të japë një deklaratë të plotë për publikun sapo ta ketë dokumentin zyrtar në duar.

Në reagimin e saj, ajo theksoi se ndjehet krenare për punën e bërë në sigurimin e mallrave esenciale gjatë fillimit të vitit 2022, një periudhë që e cilësoi si ndër më të vështirat për vendin.

Rasti tashmë ndodhet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila do të vendosë për hapat e ardhshëm të procedurës gjyqësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit