Deputetet gra të opozitës i janë drejtuar Presidentit të Republikës me një kërkesë zyrtare për të kthyer në Kuvend ligjin për barazinë gjinore, të cilin e konsiderojnë në shkelje të Kushtetutës.
Sipas tyre, Presidenti përballet me një “provë historike” për të mbrojtur parimet e drejtësisë dhe lirisë, dhe për të ndaluar “përcarjen, deformimin dhe denatyrimin” e shoqërisë.
“Ju kërkojmë të ngriheni në lartësinë e detyrës dhe të ndiqni parimet e drejtësisë dhe Kushtetutës,” shkruajnë deputetet, duke theksuar se vetëm kështu mund të ruhet ekuilibri institucional dhe të ndalohet çdo ndërhyrje që bie ndesh me parimet themelore të drejtës dhe traditës.









