Gjykata Kushtetuese ka njoftuar datën e shqyrtimit të padisë së paraqitur nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke caktuar seancën më 17 dhjetor, në orën 10:00.
Sipas njoftimit, seanca do të zhvillohet pa praninë fizike të palëve dhe vendimi do të bazohet vetëm në dokumentacionin e dorëzuar nga palët në proces.
Në padinë e tij, Berisha kërkon shpalljen antikushtetuese të vendimeve të dhëna në shtator dhe dhjetor të vitit 2024, me të cilat ndaj tij u vendos masa e arrestit në shtëpi.
Padia ngrit pikëpyetje mbi përputhshmërinë e këtyre vendimeve me parimet kushtetuese dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.








