Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë si shumë të veçanta që shkojnë përtej interesave reciproke. Meloni komentoi edhe marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.
“Ajo që u tregua me nënshkrimin e këtij protokolli është fakti që Shqipëria sillet si një vend anëtar i BE. Unë kam gjykuar dhe vazhdoj të gjykoj se është protokolli që ne kemi nënshkruar me frymë të thellë evropiane sepse vë theksin se emigrimi është fenomen mbarë evropian.
Është një protokoll novatore që ka ngjallur interesin e shumë vendeve të tjera, sigurisht jo të gjithë arritën ta kuptonin vlefshmërinë e këtij modeli, shumë ishin ata që punuan fort për ta frenuar apo bllokuar atë, por ne jemi të vendosur të vazhdojmë para sepse mendojmë se ka potencial”, tha Meloni.
LIVE-Meloni: U prekëm, ministrat shqiptarë folën të gjithë italisht








