Kryeministri Edi Rama u prit me ceremoni zyrtare në Romë nga homologja italiane, Giorgia Meloni, në kuadër të mbledhjes së parë të përbashkët mes dy qeverive.
Takimi fokusohet në forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë përmes 16 marrëveshjeve dhe memorandumeve që mbulojnë fusha kyçe si ekonomia, energjia, mbrojtja, arsimi dhe kultura.
Mes dokumenteve që do të nënshkruhen janë ato për sigurinë kibernetike, mbrojtjen civile, luftën kundër trafikut të drogës, bashkëpunimin në shëndetësi dhe zhvillimin ekonomik, si dhe marrëveshje kulturore mes institucioneve artistike të të dy vendeve.








