-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rivalët e Shqipërisë në ‘Play-off’

Kryesoret

Pas fitores 1-0 ndaj Andorrës, Kombëtarja shqiptare ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në fazën “play-off” të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026, që do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Sipas formatit të ri të FIFA-s, në “play-off” marrin pjesë 12 skuadrat që përfundojnë në vendin e dytë në grupet evropiane, si dhe katër ekipe nga Liga e Kombeve, të cilat nuk kanë arritur kualifikimin direkt. Këto ekipe nga Liga e Kombeve vendosen në vazon e katërt, ndërsa tri vazot e tjera përcaktohen sipas renditjes në FIFA.

Pas raundit të tetë të ndeshjeve, Shqipëria pozicionohet në Vazon e Tretë, njësoj si Kosova, gjë që nënkupton se dy ekipet shqiptare nuk do të përballen mes tyre.

Kuqezinjtë do të jenë mysafirë dhe pritet të sfidojnë një ekip nga Vazo 2, ku aktualisht ndodhen Polonia, Çekia, Hungaria dhe Skocia.

Vazot aktuale të “play-off”-it

 

Vazo 1: Belgjikë, Itali, Turqi, Ukrainë
Vazo 2: Poloni, Çeki, Hungari, Skoci
Vazo 3: Shqipëri, Irlandë, Bosnjë, Kosovë
Vazo 4: Uells, Rumani, Suedi, Moldavi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit