Procesi gjyqësor ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me koncesionin e sterilizimit, është shtyrë për shkak të mungesës së mbrojtjes ligjore.
SPAK dyshon se veprimet e Beqajt gjatë kohës si ministër kanë shkaktuar humbje për buxhetin e shtetit dhe kanë favorizuar përfitime të padrejta.
Seanca e radhës është caktuar për datën 27 nëntor, ku pritet të shqyrtohen pretendimet e mbrojtjes dhe kërkesat procedurale të palëve.








