Një moment i pazakontë shënoi mbledhjen e Komisionit të Shëndetësisë këtë javë, kur kryetari i PD-së, Bardh Spahia, u përball me deputetët socialistë për ligjin që hap rrugën deklarimeve për më shumë se dy gjini.
Në hapje të mbledhjes, Spahia iu drejtua kolegëve me fjalët “zonja dhe zotërinj” dhe shtoi me ironi.
“Nëse ka gjini të tjera, ju lutem vetëdeklarohuni, që t’ju trajtojmë njësoj si burrat dhe gratë në komision.”
Ironia e tij nuk kaloi pa u vënë re; nënkryetari socialist, Eduard Shalsi, qeshi nga sikleti, pa bërë përpjekje për të mbrojtur ligjin, i cili, sipas opozitës, bie ndesh me direktivat e BE-së për barazinë gjinore.
Spahia është një nga kundërshtarët më të fortë të nismës për “identitet të shumëfishtë gjinor”, që pritet të futet edhe në tekstet shkollore.
Debati publik pritet të intensifikohet këtë të shtunë, me një marshim para Presidencës, ku kërkohet që Presidenti të mos e dekretojë ligjin dhe ta rikthejë për rishqyrtim.








