Shefja e Misionit, Anke Weber është kundër paqes fiskale. Ajo theksoi se ekziston frika që disa preje elementëve mund të minojë progresin e Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojë risqe.
“Kemi parë draftin e fundit të paketës së propozuar për paqen fiskale. Vërejmë se qeveria ka bërë përparim të konsiderueshëm gjatë viteve të fundit në forcimin e administrimit të të ardhurave në përputhje me këshillat e FMN-së.
Ne kemi frikë që disa prej elementeve të projekt-propozimit mund të minojnë progresin e fundit të Shqipërisë në administrimin e tatimeve dhe të krijojnë disa risqe për përmbushjen dhe për drejtësinë” tha ajo.
Shefja e misionit të FMN: Shqipëria duhet të bëjë reforma gjithëpërfshirëse








