Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashku me Kryeinspektoren e IKMT-së, Dallëndyshe Bic ndoqën nga afër inspektimet ndaj disa objektive, të konstatuara në tejkalim të lejes së miratuar, në zonën e Farkës.
Ky monitorim dhe përkujdesje ndaj këtij fenomeni ka ardhur vetëm pasi një javë më parë në këtë zonë u shembën me lëndë plasëse 3 vila, të cilët ishin në kundërshtim me ligji për lejen e ndërtimit.
Lidhur me rastin u arrestuan edhe 5 policë të IMT-së si pjesë e skemës duke dhënë favore të paligjshme për ndërtimin e vilave.
Për këtë ka reguar ministrja Koçiu duke thënë se “Ndërtuesit, projektuesit dhe çdo palë e përfshirë kanë një detyrim të vetëm zbatimin e plotë të ligjit”.
Ministrja Koçiu nënvizoi gjithashtu se ky nuk është një aksion i përkohshëm, por një operacion i pandalshëm për vendosjen e rregullit dhe standardit në territor.
“Vendosja e subjekteve shkelëse në listën e zezë, duke u pamundësuar marrjen e lejeve të reja të ndërtimit, detyrimi që të gjitha kostot e prishjes t’i paguajë subjekti përgjegjës, konfiskimi i objektit për interes publik ose për strehim social, kur parashikohet nga ligji.
Askush nuk do të tolerohet. Do të ndëshkohet çdo shkelje, duke përfshirë edhe rastet kur autoritetet lokale ose funksionarë publikë implikohen apo mbyllin sytë ndaj paligjshmërisë”, u shpreh Koçiu.








