Policia në Shkodër ka zbuluar një ambient ku përpunohej dhe përgatitej kanabis, bëri të mundur arrestimin e 6 personave.
Të arrestuarit janë: Ramazan Meaj, Lulë Martini, Arsilda Zymeri, Lula Koceku, Pashkë Koçeku dhe Zamira Koceku.
Gjithashtu janë sekuestruar 12 kilogramë e 671 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, municion luftarak, 4.5 kg material i dyshuar lënde shpërthyese artizanale, 1 automjet, 4 motomjete të trafikuara dhe të modifikuara, 7 celularë dhe një shumë eurosh.
Ndërkohë po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.









