-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jemi gati kundër Anglisë, Uzuni i jep zemër Brojës

Kryesoret

Shqipëria po përgatitet për ndeshjen nesër me Anglinë. Temë kryesore tek kuqezinjtë është Armando Broja.

Pas mbështetjes së Elseid Hysajt, tani është Myrto Uzuni që shfaqet duke kapur me të dy duart në qafë Armando Brojën teksa duket se i jep zemër para ndeshjes.

Broja u bë protagonist negativ në sfidën e fundit me Andorrën, pasi mezi u ngrit nga stoli për të festuar me shokët dhe tifozët arritjen historike të kualifikimit për në playoff.

“Fola me të. Fola edhe me grupin. E kemi zgjidhur, nuk ka probleme. Por sigurisht që fola me të. Ishte pak i zhgënjyer, por tani kjo ka kaluar”, tha Sylvinho në konferencën për mediat.

“Ishte i zhgënjyer që u zëvendësua. Por nuk e di pse ishte kaq i mërzitur. Por e zgjidhëm, nuk kemi probleme”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit