Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën gjatë një dëgjeje me banorët e njësisë 3 për projektbuxhetin 2026, duke e cilësuar Sali Berishën “bufi i madh” dhe opozitën si “kënetë e madhe”.
Duke iu përgjigjur një banori për bonusin e fundvitit, Rama theksoi se qytetarët do të marrin rritjen e premtuar prej 100-150 eurosh dhe u shpreh se nuk merret me opozitën jashtë fushatave: “Merrem me të vetëm kur ka fushatë… Për ata që kanë thënë se bonusi i dhjetorit do ndahet vitin tjetër, ja erdhi dhjetori dhe do shihni do merrni apo jo.”
Ai gjithashtu shtoi se ndiqet opinioni i qytetarëve përmes kontaktit të drejtpërdrejtë dhe anketave, duke mos u bazuar te portale apo debate televizive.








