-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Shumica nuk na voton se jemi më të mirë, por sepse nuk ka më të mirë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Partinë Demokratike dhe Florjan Binajn, kandidat i shpallur i pavarur për Bashkinë e Tiranës.

Rama tha se shumica nuk e votojnë qeverinë sepse është më e mirë, por sepse nuk ka alternativë, duke përshkruar kundërshtarët si “kashtë e koqe që nuk i duhen dreqit”.

“Askush që realisht nuk di nga brenda se çfarë bëjmë ne për të marrë mbështetjen e njerëzve të kuptojë si qëndron puna, mbi të gjitha kush thotë siç thonë ata që Shqipëria është më keq, që është më e varfër, që s’ka asnjë shans të jetë pjesë e shumicës dhe as që të mendojë atë që mendon shumica. Unë jam i bindur dhe e them, që shumica nuk na voton se jemi më të mirë, por sepse nuk ka më të mirë. Të tjerët janë kashtë e koqe që nuk i duhen dreqit. Është e pandodhur të paktën sa e njoh unë politikën europiane, në histori që një parti, një forcë politike që pretendon të jetë alternativa e qeverisë të arratiset nga zgjedhjet dhe të fshihet pas disa pseudo të pavarur, dhe për kryeqytetin të nxjerrë një aktor që luan rolin e kandidati të pavarur.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit