Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka nisur një fushatë dimërore në Londër për të ndihmuar refugjatët, të pastrehët dhe personat me pasiguri ushqimore.
Iniciativa mbështetet nga organizata Comic Relief me 500,000 funte.
Rita ka ndarë edhe historinë e saj personale si refugjate nga Kosova, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe mikpritjes për të ndihmuar komunitetet në nevojë.









