Partia e Lirisë ka paralajmëruar përfshirjen e saj në protestën që opozita do të zhvillojë të hënën, më 17 nëntor, në orën 18:00, përballë Kryeministrisë.
Vendimi u bë publik nga sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i cili përmes një reagimi në Facebook u ka kërkuar qytetarëve të bashkohen në tubim.
“Të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, bashkohemi të gjithë në protestë përballë Kryeministrisë!
Për të mbrojtur familjen dhe fëmijët tanë, të cilët sot përballen me ligje çnjerëzore që synojnë të normalizojnë perversitetin, vesin dhe degjenerimin.
Për të mbrojtur ekonominë e familjeve shqiptare, të rënduar çdo ditë e më shumë nga kosto të papërballueshme të jetesës dhe nga hajdutëritë e përditshme të Qeverisë.
Për të mbrojtur demokracinë, e cila po kërcënohet më shumë se kurrë nga një regjim që vepron si armik i lirive dhe të drejtave tona.
Le ta ngremë zërin së bashku! Le të tregojmë se ky vend ka njerëz të ndershëm dhe patriotë që nuk dorëzohen kurrë!
PROTESTO PËR FAMILJEN, PËR EKONOMINË, PËR DEMOKRACINË!”, shkruan Tedi Blushi.








