-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ismajli nuk e bën dramë humbjen: Na ndihmon për “play off”-in

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare sërish nuk ia doli të mundë Anglinë teksa shënoi humbjen e 8 në po kaq ndeshje me Tre Luanët.

Shqipëria e mbylli sot ndeshjen me një humbje 2-0 në shtëpi përballë Anglisë.

Pas kësaj humbje, ka folur në një pronocim për mediat mbrojtësi i kombëtares Ardian Ismajli, sipas tij paraqitja ka qenë e mirë dhe rëndësi ka që u arrit “play off” i cili do të shërbej për ndeshjet e marsit.

“E rëndësishme është që e arritëm objektivin “play off”. Ndeshja sot ishte shumë e luftuar. Kemi luajtur kundër kampionëve. Një kombëtare e fortë. Gjëra që ndodhin. Kjo do të na shërbejë për ndeshjet e marsit. Shpresojmë të jemi mirë. Shpresojmë t’i bëjmë krenarë tifozët.

Kisha dy dëmtime në muajt e fundit. Tani jam mirë. Gjithmonë krenar që vij këtu. Si në pankinë, ashtu edhe në fushë, jap maksimumin. Goli mund të evitohej. Ishte fat, sepse i shkoi topi dhe bëri gol. Folëm me arbitrin, por tha se nuk kishte faull ndaj Strakoshës”, deklaroi Ismajli.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit