-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Live- Shqipëri-Angli/ Hysaj largohet i dëmtuar, “dhimje koke” për Sylvinhon

Kryesoret

Mbrëmjen e kësaj të diele, Kombëtarja shqiptare përballet me Anglinë në duelin e fundit për kualifikueset e Botërorit.

Kuqezinjtë siguruan kualifikimin historik në “play off” të Botërorit, pas fitores minimale ndaj Andorrës pak ditë më parë.

Më poshtë mund të ndiqni gjithçka ndodh në kohë reale.

SHQIPËRI-ANGLI 0-0

KOMENTI LIVE

37’- Tjetër tentativë e miqve. Quansah gjuan me kokë, por pret Strakosha.

36’- Asllani nuk shfrytëzon një top në zonë. Në kundërsulm, Anglia i afrohet golit. Strakosha me një pritje vendimtare mban portën e paprekur.

35’- Krosim i Rice në zonë, Kane tenton ta kthejë por e humbet. Asllani largon rrezikun.

31’- Vazhdon momenti i mirë i Shqipërinë. Hoxha tenton të mbyllë aksionin me Uzunin dhe fiton këndore në fund.

29’- Mundësi e mirë për Shqipërinë. Lëvizje e bukur nga e djathta, ku Bajrami pason për Laçin në zonë. Mesfushori e kthen për Uzunin, i cili nuk e kontrollon dot. Arbitri akordon pozicion jashtë loje.

25’- Ivan Balliu futet në fushë, merr vendin e Hysajt.

24’– Elseid Hysaj shfaq probleme dhe nuk vazhdon dot lojën. Kërkon zëvendësimin.

18’- Mundësi e shkëlqyer për Shqipërinë. Hoxha ndalet në hyrje të zonës, Hysaj në vazhdim të aksionit lëshon një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, por shkon mbi traun e portës.

16’- Tjetër tentativë e Declan Rice. Gjuajtja e mesfushorit shkon mbi traun e portës.

12’- Tjetër goditje këndi për anglezët. Ramadani largon në këndore një top nga këmbët e Declan Rice.

7’- Zbritje e shpejtë e Anglisë. Kane tenton të mbyllë aksionin me Rice, por ndalin Ismajli dhe Strakosha.

5’- Goditja e parë nga këndi për Shqipërinë. Hoxha lëviz bukur nga e majta dhe fiton këndore. Kroson Asllani, por largohet topi nga Bowen.

4’- Vjen goditja e parë në portë. Provon Declan Rice, por ndal Thomas Strakosha pa shumë vështirësi.

1’- Menjëherë në sulm Anglia. Vjen goditja e parë nga këndi, por pa rrezik.

Starton dueli në “Air Albania”./ CNA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit