Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku dhe deputeti Klevis Balliu,në një njoftim në rrjetin e tij facebook ka njoftuar për vizitën zyrtare në Bundestag, ku janë takuar me deputetin Olav Gutting.
Postimi i Bardhit
Bundestag, Berlin 🇩🇪
🇦🇱🤝🇩🇪 Takim me deputetin Olav Gutting, pjesë e grupit CDU/CSU në Bundestag dhe një nga zërat që kontribuojnë në diskutimet për ekonominë dhe zgjerimin europian.
Diskutuam për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së 🇪🇺 dhe faktorët që po bllokojnë progresin e saj: korrupsioni dhe mungesa e standardeve demokratike në zgjedhje dhe qeverisje.
Gjermania mbështet integrimin e Shqipërisë, por vendi ynë duhet të bëjë përparim të matshëm në shtetin ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Shqipëria ka potencialin të jetë aset për Europën 🇦🇱🤝🇪🇺 dhe Partia Demokratike është gati të udhëheqë procesin që e kthen këtë potencial në realitet.
Gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të CDU-së ndaj Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një element të rëndësishëm në forcimin e perspektivës europiane të Shqipërisë.









