-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Na bënë dy gola të shpejtë”, Strakosha: Dhamë maksimumin, për play off

Kryesoret

Mbërmjen e sotme kombëtarja jonë mori një humbje në shtëpi nga Anglia me rezulatin 0-2.

Pas kësaj humbjeje me Anglinë në Tiranë, portieri i komëtares Thomas Strakosha dha një pronocim duke u treguar i sinqertë, sipas tij nuk e priste kualifikimin në “play off”, por theksoi se ekipi e ka rritur nivelin.

Ai u shpreh se ekipi dha maksimumin, ndërsa shtoi se Anglia ka më shumë kualitete.

“Dhamë maksimumin. Anglia ka më shumë kualitete se ne. Por luajtëm futboll. Edhe në Angli nuk luajtëm kaq shumë. Të jemi të gjithë me këmbë në tokë. Asnjë nuk ka shënuar gol ndaj Anglisë.

Kemi pasur ulje-ngritje. Në disa ndeshje kemi luajtur shumë mirë, por s’kemi marrë maksimumin. Në disa ndeshje s’kemi luajtur shumë mirë, por kemi marrë pikët.

Nuk kam asnjë preferencë për play off-in. Duhet të marrim maksimumin me çdo ekip që do ndeshemi që të arrijmë finalen.

Na bënë dy gola të shpejtë. Sa u futën Foden dhe Saka ndryshoi loja. E kuptojmë që duhet të jemi me këmbë në tokë dhe shpresojmë që në ndeshjet e tjera të mos pësojmë gol.

Bëra disa gabime që nuk duhet t’i bëja, por kështu e ka futbolli”, tha Starkosha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit