Mbërmjen e sotme vendasit morën një humbje befasuese kundër Anglisë me një rezulatat 0-2. Gjithçka shkoi mirë deri në fillimin e pjesë së dytë ku kuqezinjtë morën goditjen nga Harry Kane.
Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo pas kësaj humbje ndaj Anglisë u shpreh se ishin 70 minuta të barabarta, ndërsa theksoi se është krenar për lojtarët e tij.
“Kemi bërë shumë mirë. Jam krenar për lojtarët. Kanë qenë 70 minuta të barabarta. Trajnerin Tuchel e njoh mirë nga PSG. Është një skuadër që përgatitet për finalen e Botërorit, ndërsa ne përgatitemi për tu kualifikuar në Botëror. Jam i kënaqur për ekipin.
Futbolli nuk është të futesh në fushë dhe të luash, duhet të jesh i organizuar. Nëse e bën këtë, rezultati mund të vijë. Jemi një skuadër në rritje.
Uzuni ka bërë një ndeshje shumë të mirë. Duke parë që janë dy mbrojtës të gjatë, të cilët i kanë hapur probleme edhe Vlahovic, Uzuni ka teknikë dhe shpejtësi. E menduam si zgjidhje të mirë. Nga gjatësia nuk mund të bënim shumë.
Linja e parë e jona ka bërë shumë mirë. me Hoxhën, Uzunin, Bajramin dhe Laçin. E kam thënë edhe më parë. Tuchel mundohet të krijojë hapësira. Me Stones në mesfushë fitoi hapësira”, u shpreh Silvinjo.








