Mbrëmjen e sotme Shqipëria e mbylli fushatën Kualifikuese të Botërorit 2026 me takimin kundër Anglisë në Tiranë, sfidë që përfundoi 0-2 për “Tre Luanët”.
Pas kësaj humbje me Anglinë, kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar duke shprehur mirënjohje të thellë për skuadrën dhe tani sytë janë drejt fazës play off.
“Faleminderit
Pavarësisht rezultatit, në një ndeshje ku për më shumë se 70 minuta kuqezinjtë ishin thjesht të barabartë me një superfuqi si Anglia, skuadra jonë meriton mirënjohje dhe respekt te madh për arritjen historike të vendit të dytë në grupin eliminator të Botërorit.
Tani play off
Forca Shqipëri”, shkruan Rama.








