Policia e Tiranës ka zbardhur shpërthimin me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz.
Tre persona janë arrestuar: Jeton Lami, 31 vjeç; Florin Domi, 30 vjeç; dhe Flogert Mezhika, 34 vjeç. Një tjetër, E. L., 31 vjeç, është shpallur në kërkim.
Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me një tentativë gjobëvënie, ku autorët kërkonin 500 000 euro nga pronari i biznesit, S. S., dhe pas refuzimit përdorën lëndën plasëse si presion.
Hetimet për personat e tjerë të përfshirë vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë.








