-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqipëria mundet nga Anglia në Tiranë, Kane na ndëshkon me 2 gola

Kryesoret

Pas arritjes së fazës Play Off, Shqipëria u mund 0-2  nga Anglia në “Air Albania, duke mbyllur me humbjen fushatën kualifikuese të Botërorit 2026.

Kuqezinjtë u ndëshkuan dy herë nga Harry Kane kundër Anglisë, pavarësisht një super paraqitjeje nga ana e djemve tanë, të cilët disa herë e bënë portën angleze të dridhej.

Fraksioni i parë u mbyll pa gola. Në nisje të pjesës së dytë, Shqipëria krijoi dy mundësi të mira me Hoxhën dhe Bajramin, të cilat nuk u shfrytëzuan.

Me kalimin e minutave, Anglia rriti presionin dhe arriti të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 74-t, kur Harry Kane shënoi pas një situate të krijuar nga goditja e këndit. Sulmuesi anglez realizoi edhe golin e dytë në minutën e 82-t, me një goditje me kokë pas një krosimi nga Rashford.

Pavarësisht rezultatit, Shqipëria e mbyll këtë fazë kualifikuese me një bilanc pozitiv. Kuqezinjtë renditen në vendin e dytë të grupit me 14 pikë, duke siguruar kështu pjesëmarrjen në “play off”.

Anglia, nga ana tjetër, e mbyll Grupin K në vendin e parë me 24 pikë të plota, pa pësuar asnjë gol gjatë gjithë fushatës. Kombëtarja shqiptare do të përqendrohet tani te përgatitjet për sfidat e marsit, të cilat do të jenë vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Botëror.

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit