Ndeshja e sotme mes Shqipërisë dhe Anglisë do fillojë në orën 18:00 është e fundit për dy skuadrat, që i kanë përmbushur pritshmëritë e tyre.
Ajo do të luhet në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria përballet me Anglinë në ndeshjen e fundit të Grupit K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026.
Para sfidës së sotme ka pasur festë në Kombëtare dhe protagonist u bë mesfushori Adrion Pajaziti i cili festoi 23 vjetorin e lindjes me ekipin.
Trajneri i Kombëtares Silvinjo, ka vendosur që ta përfshijë në skuadër pasi ndaj Andorrës qëndroi në tribunë. Në drekën para ndeshjes me Anglinë, i është uruar edhe datëlindja nga pjesa tjetër.
Duket se Anglia i sjell fat Pajazitit. Debutimi i tij vinte pikërisht përballë “tre luanëve” në marsin e këtij viti.
Ne me Anglinë jemi përballuar vetëm 7 herë dhe në të gjitha rastet ka fituar Anglia, ndërsa i kemi shënuar vetëm një herë më 28 mars 2001 në humbjen 1-3 në “Qemal Stafa”.








