-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ambasada: Partneritet i fortë SHBA–Shqipëri për të goditur organizatat kriminale

Kryesoret

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë njofton se pas përfundimit të mbylljes së qeverisë amerikane për shkak të fondeve buxhetore, ajo rifillon punën normalisht. Në reagim, ambasada ndau pamje nga vizita e Drejtorit për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri, i cili u takua me udhëheqës politikë dhe institucione të drejtësisë për të forcuar partneritetin SHBA–Shqipëri, gatishmërinë e NATO-s dhe luftën kundër krimit ndërkombëtar.

“Pas përfundimit të mbylljes së qeverisë për shkak të fondeve buxhetore, jemi gati të vazhdojmë punën tonë normalisht! Në rast se e keni humbur, patëm kënaqësinë të mirëprisnim muajin e kaluar Drejtorin për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Mark Fleming, në Shqipëri. Drejtori Fleming u takua me udhëheqës nga i gjithë spektri politik, si dhe me institucione të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit, për të theksuar partneritetin e fortë SHBA–Shqipëri, për të përforcuar gatishmërinë e NATO-s dhe për të goditur organizatat kriminale ndërkombëtare” thuhet ne njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit