Situata në Lindjen e Mesme ka kaluar në një nivel të ri tensioni pas sulmeve ajrore të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Teheran dhe Bejrut. Objektivat kryesore të sulmeve kanë qenë pozitat ushtarake, ndërsa në Liban janë goditur qendra komande dhe depo armësh të Hezbollahu.
Ushtria izraelite lëshoi një paralajmërim urgjent për evakuimin e banorëve nga periferi të Bejrutit dhe disa zona të tjera përreth, për shkak të rrezikut të sulmeve të mundshme.
Pas këtyre zhvillimeve, tensionet janë rritur ndjeshëm dhe janë marrë masa të shtuara sigurie në rajon.
Ambasada e SHBA-së në Kuvajt ka mbyllur përkohësisht shërbimet konsullore dhe ka anuluar të gjitha shërbimet për shkak të situatës të paqëndrueshme. Situata mbetet e ndjeshme, me frikën e një përshkallëzimi më të gjerë të konfliktit, që mund të ketë pasoja serioze për sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.









