-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi pyet Ballën: Po ti profesor-akademiku, a jeton dot me 40 mijë lekë të vjetra?

Kryesoret

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediat ironizoi deklaratat e Ballës, që ky i fundit bëri pak minuata më parë me gazetarët.

“Sqaroj opinioni publik se maxhoranca në kuvend, vijon me projektin për asgjçsimin e parlamentarizmit dhe çdo mekanizmi kontrolli që parashikon rregullorja.

Profesori akademiku, Taulant Balla kishte marrë punën për të mësuar gazetarët se si të bënin punën e tyre. Ja, i detyruar që të them se maxhoranca po tenton që të asgjësojë pluralizmin në Kuvend. Në kërkuam një mocion me debat për përcaktimin e minimumit jetik për shqiptarët. Në këtë projektbuxhet cënohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve për përcaktimin me ligj të minimumit jetik. Masa e ndihmës për personat e papunë, apo ndihma ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta është 40 mijë lekë të vjetra. Zoti Balla do të duhet t’u shpjegoj shqiptarëve; a mund të jetojë zoti Balla me 40 mijë lekë të vjetra. Që të paguaj të gjitha detyrimet, për ujin, energjinë apo ngrohej, apo për ushqim për fëmijët e tyre me këtë ndihmë”, u shpreh Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit