Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme u vendos që të mbahej seanca paraprake për ish-Presidentin e vendit Ilir Meta.
Mbi këtë të fundit rëndojnë një sërë akuzash si ajo e korrupsionit dhe pastrimit të parave në bashkëpunim me funksionarët e tjerë të lartë publik.
Gjatë kësaj senace pritej të vendoset nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo.
Por një vendim i tillë nuk u mor pasi seanca u shty për në datën 27 nëntor, ora 12:30
Shkak i shtyrjes së senacës u bë mungesa e avokatit të tij mborjtës Kujtim Cakrani, pasi ai ndodhej i angazhuar në një tjetër proces gjyqësor në Lezhë.
Ish-presidenti Meta do të vijojë të qëndrojë akoma në paraburgimi.








