Në emisionin “5 Pyetjet”, ish-kandidati për deputet Arjon Kalaja kritikoi hapur mungesën e transparencës në procesin zgjedhor dhe theksoi nevojën urgjente për një kod zgjedhor të fortë. Ai paralajmëroi se çdo kandidat duhet të mbajë përgjegjësi për kutitë e votimit dhe akuzoi sistemin aktual për mosfunksionim dhe rrezik manipulimi të votave.
“Një kandidat për deputet duhet të mbajë përgjegjësi për kutitë e lagjes së vet. Nuk shkon të thuash që na i morën kutitë; duhet të flasësh me fakte. Politika është një megafon për hallet e qytetarëve. Duhet t’i shkojmë derë më derë për t’i dëgjuar.
Doni ta dini për çfarë flitet në Komisionin e Europës? Standarti i Gjykatës së Strasburgut nuk e njeh zgjedhësin me një votë. Unë mendoj që duhet të aprovohet një gjykatë kushtetuese që do të shkojë në Gjykatën e Strasburgut. A do të bëjmë një kod zgjedhor për ta zbatuar? Na duhet një kod zgjedhor që të mos justifikohemi dhe të mos ketë dyshime për manipulim votash,” shprehet Hoxha.









