Në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ish-kandidati për deputet Arjon Kalaja komentoi protestën e Partisë Demokratike dhe qëndrimet e saj mbi disa çështje të debatit publik, duke u ndalur veçanërisht te çështja e familjes dhe diskutimet mbi gjinitë.
“Dua të ndalem pak te kauza. Njerëzit duhet të ndahen te çështja e taksave tona. Së dyti, çështja e familjes është shumë e rëndësishme për mua. Unë e di që opozita ka 50 deputetë, dhe sot kanë votuar 36 ndërsa 14 nuk kanë qenë prezent. Duhet të ketë një farë serioziteti. Ata duhej të kishin sjellë edhe familjarët e vet në protestë.
Besoj që e keni dëgjuar në fjalim kur flitet për 72 gjini. Ju po e shihni vetë që këto duan t’i vendosin edhe në shkollë. Unë nga Partia Demokratike prisja të qëndronte fort tek kjo çështje.
Unë kam shumë respekt për ta, por çështja e gjinive është shumë delikate. Unë s’kam problem me homoseksualët, por duhet të jemi më seriozë. Unë këtë pres edhe nga prokuroria të merren me këtë çështje.
Po ashtu u fol edhe për çështjen Balluku. Balluku është aty, por ndërkohë çështja e gjinive për mua është problem shumë më i madh,” shprehet Kalaja.








