-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria kërkon 23 vite burg për Ilir Beqarajn për vrasjen e Gentian Bejtjes

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me 23 vite burg për Ilir Beqarajn, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e Gentian Bejtjes më 15 mars 2024 në fshatin Larush, Fushë-Krujë.

Hetimet tregojnë se Bejtja u ekzekutua në oborrin e shtëpisë së tij nga persona të armatosur, ndërsa pak minuta më vonë u gjet i djegur një automjet që dyshohet se u përdor nga autorët.

Sipas Prokurorisë, të dhënat e GPS-it të një makine të marrë me qira e vendosin Beqarajn pranë zonës së ngjarjes para vrasjes. Ndërkohë, analizat e ADN-së në një automjet tjetër të sekuestruar pas ngjarjes kanë identifikuar gjurmët e tij dhe të dy personave të tjerë të dyshuar.

Beqarajt i kërkohet dënimi për tre akuza:

Vrasje me paramendim në bashkëpunim – 21 vite burg

Mbajtje pa leje e armëve dhe municionit – 2 vite burg

Falsifikim dokumentesh – 1 vit burg

Në total, Prokuroria kërkon 23 vite burg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit