-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot nis dëshminë në Hagë ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark

Kryesoret

Ish-komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Wesley Clark do të nisë dëshminë sot në Hagë në çështjen e Speciales kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Clark ishte paraparë të niste dëshminë të martën, por do të fillojë atë sot nga ora 12:00. Clark është dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja.

“Pas dëshmisë së tij, të mërkurën, më 19 nëntor, është planifikuar të mbahet një konferencë për ecurinë e çështjes. Seanca që fillimisht ishte caktuar të mbahej të premten, 12 nëntor, është anuluar”, thuhet nga Dhomat e Specializuara.

Deri më tani kanë dëshmuar gjashtë dëshmitarë të ftuar nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi. I fundit ishte Michael Durkee, ish-këshilltar i komandantit të atëhershëm të NATO-s për Evropë, Wesley Clark.

Para tij dëshmoi diplomati amerikan Christopher Hill. Kishte dëshmuar edhe ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin.

Të dielën Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka organizuar një protestë në Strasburg para Këshillit të Evropës. Ishte protesta e katërt, pas asaj në Prishtinë, Hagë e Tiranë.

OVL-UÇK, ka njoftuar se gjatë kësaj proteste u dorëzuan edhe 285 letra në emër të secilit anëtar të Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Më 5 nëntor janë bërë pesë vjet prej arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK),  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit