-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të premten në SPAK për 21 Janarin? Berisha: Kanë frikë, unë do të dëshmoj!

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga dera e SPAK-ut, pasi u paraqit për dosjen “Partizani” u shpreh se nuk ka marrë asnjë njoftim nga prokuroria për t’u paraqitur për dosjen e 21 Janarit.

Por kur u pyet nëse sot gjatë paraqitjes në prokurori u njoftua që të paraqitej të premten për 21 Janarin, nuk e mohoi.

Tha se nuk shmanget dhe se fajtori kryesor sipas tij është Edi Rama që organizoi protestën, që e cilësoi demonstratën më të dhunshme në historinë e vendit.

“Ndonëse për këtë temë të gjykuar nga armiqtë e mi sikur 10 herë të isha thirrur do të kisha shkuar 10 herë, por nuk jam thirrur sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.

Kjo cështje është hetuar dhe janë dhënë një seri dënimesh. Për këtë cështje Sali Berisha ka dhënë deklaratë në darkën e asaj nate, nuk është thirrur asnjëherë të vetme.

Kanë biseduar me mua të huaj dhe nuk më ka thirrur asnjëherë prokuroria e shtetit sepse kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.

Ajo ishte demonstrata më e dhunshme në historinë e vendit. PS kishte axhendë dhune. Po të isha thirrur do të shkoja por janë ata që nuk më kanë thirrur” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit