Ted Blushi, sekretar i Partisë Liberale, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, komentoi situatën ekonomike dhe politike në vend, duke folur për fondet europiane, qeverinë dhe familjen.
“Fermerët u mohuan 11.200 milionë euro nga qeveria, shkak fondi europian. Ne po e shohim që Kuvendi ka humbur funksionin e vet. Ju po e shihni që ne nuk kemi të drejtë për asgjë.
U mendua për një platformë që, siç u bë kjo në shehsh, të merret me kauzat e veta dhe me hallet e përditshme të njerëzve, kostot dhe çmimet e sotme. Sot është më lehtë të lësh apartamentin në Dubai se sa në Tiranë, në një vend ku renditemi si një nga vendet më të varfra. Nuk e di se si mund të arrijmë këtë.
Ne nuk po bëjmë asgjë tjetër përveç reformave. Rama është i cenueshëm. Pas ‘tunelit të Llogarasë’ qëndron Edi Rama. Ku është SPAK-u këtu, apo nuk e deguan? Nuk krahasohemi as me Serbinë. Tani Edi Rama do të shkatërrojë edhe familjen; këto duan ta marrin edhe fëmijën.”









