Dy vrasësit dyshuar të Egli Progës në Pogradec janë liruar nga qelia dhe Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë arrest shtëpie. Leonidha Guçe dhe Denis Meçe kanë lënë qelinë me një vendim të 3 ditëve më parë, me argumentin se ndaj tyre kanë përfunduar afatet e qëndrimit në paraburgim.
Vrasja e Progës ndodhi më datë 10 gusht 2024, por Prokuroria e Korçës ende po vijon me hetimet. Kamerat e lokalit ku ka ndodhur ngjarja janë çuar jashtë Shqipërisë për ekspertim.
Leonidha Guçe fillimisht ishte hetuar vetëm për moskallëzim krimi, por 9 muaj pas vrasjes Prokuroria zbuloi se edhe ai kishte marrë pjesë në rrajën brutale të Progës, bashkë me Denis Meçe.
Prokuroria bën të ditur se viktima është dhunuar brenda lokalit nga Leonidha Guçe e më pas është goditur kur ka dalë nga lokali dhe nga Denis Meçe.
Të akuzuarit:
Denis Meçe-vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim (arrest shtëpie)
Leonidha Guçe -vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim (arrest shtëpie)
Arjan Manellari, moskallëzim krimi (detyrim paraqitjeje)
Voltan Shkulaku, moskallëzim krimi (detyrim paraqitjeje)
Andi Shkulaku, moskallëzim krimi (detyrim paraqitjeje)









