-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Forumi i Zgjerimit, Kos: Na duhet një qeveri, nuk kam me kë të bisedoj në Kosovë

Kryesoret

Në Bruksel u zhvillua Forumi i Zgjerimit të Bashkimit Evropian, i cili mblodhi udhëheqës evropianë, përfaqësues të vendeve kandidate, ekspertë politikash dhe aktorë të shoqërisë civile.

Gjatë gjithë debatit u diskutua për përparimet e shteteve, përfshirë ato të Ballkanit Perëndimor, por Kosova nuk u përmend asnjëherë.

Gazetari i Telegrafit e pyeti Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, për këtë mungesë dhe për faktin që Kosova është i vetmi vend në rajon pa status kandidati për Bashkimin Evropian.

Kos tha se ende ekzistojnë kushte që duhet të përmbushen, por kjo nuk ndalon bashkëpunimin me Kosovën. Ndërkaq theksoi se avancimi i procesit varet nga formimi i një qeverie të re dhe ratifikimi i një plani reformash në Parlament.

“Sepse ende ka kushte që duhet të përmbushen, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi duke bashkëpunuar me Kosovën. Tani po presim që të formohet qeveria, dhe, siç e dini, ekziston një plan reformash që nuk mund të vazhdojmë pa ratifikimin në Parlament”, u shpreh Kos.

Kur u pyet për heqjen e masave të Be-së ndaj Kosovës, Kos përmendi progresin në zgjedhjet lokale, ndërkaq tha se mund të ndodh së shpejti.

“Por lajmi i mirë është se, që nga zgjedhjet lokale të fundit, gjërat kanë shkuar mirë, dhe ne do të jemi në gjendje — dhe kjo është ajo që unë kam sugjeruar në raport — të heqim masat kundër Kosovës, kështu që po ndodh”, u shpreh Kos.

Komisionerja theksoi se vprimet e politikanëve vendorë janë vendimtare për ecurinë e proceseve përpara.

“Shpresoj, por ju lutem, politikanët tuaj duhet të ecin përpara. Na duhet një qeveri. Nuk kam askënd me të cilin të bisedoj. Kjo është e rëndësishme,” tha Kos./Telegrafi/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit