-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti për Hamzën: Do bashkëpunojmë në të mirë të interesit publik

Kryesoret

Në konventën e partisë pasditen e 17 nëntorit për zgjedhjen e kryetari të PDK-së, Bedri Hamza mori të gjtha votat dhe asnjë prej tyre nuk doli kundër tij.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar Bedri Hamzën për zgjedhjen e këtij të fundit, si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

I pari i VV’së, ka deklaruar edhe se, ai do të ‘’vazhdojë angazhimin për bashkëpunim korrekt’’ në përputhje me vullnetin e qytetarëve.

‘‘I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë.

Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës’’, ka shkruar Kurti.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit