Situata në Bashkinë Mat është rënduar si pasojë e reshjeve intensive të orëve të fundit.
Sipas informacioneve nga strukturat vendore, në fshatin Rreth Baz një banesë është përmbytur ndërsa familja është evakuar.
Direkt pas kësaj situata në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikësit dhe mjete të tjera për largimin e ujit dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.
Gjithashtu, rruga nacionale Burrel–Skuraj paraqet rrezik serioz për qarkullimin, pasi në disa segmente janë shënuar rënie gurësh, duke vënë në rrezik automjetet që kalojnë.
Për arsye sigurie, është stakuar fidri që furnizon këto zona, për shkak të shkarkesave elektrike të shkaktuara nga stuhia.
Ekipet e OSHEE-së po monitorojnë situatën dhe po punojnë për normalizimin e furnizimit sapo kushtet të jenë të sigurta.









