Kryesia e Partisë Demokratike zhvilloi mbledhjen e saj këtë të martë, 18 nëntor, ku fokusi kryesor ishte organizimi i zgjedhjeve për kryetarët e degëve në qytete si Elbasan, Sarandë, Himarë, Dibër dhe Kashar në Tiranë.
Kryetarët aktualë kishin dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 11 majit për të marrë pjesë në primare.
Sipas burimeve nga partia, vendimi është që procesi i zgjedhjes së kryetarëve të zhvillohet pas analizës së rezultateve të zgjedhjeve të majit.
Ndërkohë, gjatë mbledhjes nuk u vendos ende për një datë konkrete të një proteste kombëtare, por kryetari i PD-së ka kërkuar nga anëtarët e Kryesisë që të qëndrojnë aktivë në terren, të komunikojnë me strukturat dhe qytetarët, duke u përgatitur për një veprim të mundshëm në të ardhmen.









