-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një vit pa Martinin, nëna: Do të ngre zërin për fëmijën tim

Kryesoret

Një vit nga vrasja e Martin Canit pranë shkollës në Tiranë, prindërit kishin një apel të fortë përmes mediave.

“Unë sot mbush një vit që nuk jetoj normalisht sepse me ikjen e Martinit gjendja ime, më merret frymëmarrja dhe kam vështirë. Institucionet të mos heshtin.

Martini ishte një fëmijë që iku në mënyrën më mizore nga kjo botë dhe nuk e meritonte. Nga kush, në vend që të ishin shok, iu bë armik dhe i mori jetën. Nuk duhet të heshtim, heshtja vret.

Martini ishte futbollist, i dashur, i ëmbël, i mirë, i kishte gjithë cilësitë e një fëmije dhe nuk meritonte të ikte në atë mënyrë.

Ju lutem institucioneve, mësuesve, psikologëve, stafit që përfshihet në punë të marrë masa dhe të mos neglizhojë situata të tilla.

Të mos kemi fëmijë të tjerë që të kenë fatin e fëmijës tim, apo timin si nënë që po jetoj cdo ditë me dhimbje.

Kjo pjesë, nuk është marrë vendimi akoma, jemi në pritje por ne do jemi këtu dhe do ngre zërin për fëmijën tim. Do e apeloj patjetër” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit