Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë qytetin e Lezhës prej mesnatës kanë shkaktuar probleme të shumta, kryesisht në zonat urbane.
Sistemi i kanalizimeve nuk ka arritur të përballojë sasinë e madhe të prurjeve, duke sjellë përmbytje në bllokun e banimit “11 Janari” në lagjen “Besëlidhja”.
Përmbytje janë raportuar edhe në disa segmente të aksit Lezhë–Shëngjin.
Ndërkohë, në pjesën më të madhe të territorit raportohet edhe mungesë e energjisë elektrike për shkak të motit të keq.
Ekipet përkatëse po punojnë për normalizimin e situatës.








