Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me protestën e mbajtur dje në orë 18:00 përpara Kryeministrisë.
Kryedemokrati ka paralajmëruar se protesta si ajo e mbrëmshmja do të mbahen në mënyrë periodike deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, në lidhje me aferën për tunelin e Llogarasë.
“Nderim misionarëve të foltores parlamentare- qytetare të parë që themeluan sonte parlamentin e qytetarëve të lirë përballë narko-parlamentit të Ramaduros!”, shkruan Berisha.








