-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reshjet godasin Qarkun e Kukësit/ Rrugë të bllokuara dhe mungesë energjie

Kryesoret

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme në disa zona të qarkut Kukës dhe në disa qarqe të tjera të vendit. Në Kukës janë dëmtuar ura, ka rënie gurësh dhe inertesh në rrugë, ndërsa era ka dëmtuar edhe çatinë e shkollës në fshatin Bele.

Në Kolsh dhe Tropojë janë regjistruar dëmtime në rrugë dhe ura për shkak të prurjeve të ujit.Në disa zona të Lezhës, Durrësit dhe Shkodrës ka pasur përmbytje lokale, prani uji në banesa dhe dëmtime infrastrukture.

Në Thumanë u evakua një familje prej pesë anëtarësh, ndërsa në Zejmen katër banesa u përmbytën pjesërisht. Strukturat e emergjencave kanë ndërhyrë për pastrimin e ujit dhe hapjen e rrugëve të bllokuara.

Në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike, por ekipet e OSHEE po punojnë për riparimin e defekteve. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes vazhdojnë monitorimin e situatës në terren.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit