-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bedri Hamza: S’kemi kohë për të humbur, Presidente shpall zgjedhjet

Kryesoret

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza pas dështimit edhe për herën e dytë të partisë fituese të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, për të formuar qeverinë, tha se tashmë është koha për një qeveri që punon.

“Dështimi i njëpasnjëshëm i dy mandatarëve tregon qartë se qeveria aktuale e ka humbur mbështetjen politike.

Shumica që doli nga zgjedhjet e fundit është treguar e paaftë t’i krijojë institucionet e reja, duke shkaktuar pasiguri institucionale, politike dhe shtetërore”.

Hamza tha se sot “e kemi vetëm një rrugë të përgjegjshme përpara: zgjedhjet e reja”.

“Presidentja e vendit duhet ta caktojë sa më shpejt datën e tyre, sepse mjaft kohë kemi humbur.

Qytetarët duhet ta rikthejnë stabilitetin institucional përmes votës së tyre, në mënyrë që ne ta krijojmë një qeveri funksionale, reformuese dhe të përgjegjshme.

Koha e fjalëve të mëdha ka përfunduar. Ka ardhur koha për një qeveri që punon”, shkroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit